“Situata është shumë e rëndë”, zbardhet thirrja e LSI-së për Ramën

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të rimbursojë Covidin ashtu sikurse bën me incineratorët.

Vasili thekson se vetëm sot janë 1236 raste të reja dhe pohon se kjo shifër është kritike, duke kaluar edhe pikun e një viti më parë.

Sipas tij, vetëm për të infektuarit ditën e sotme duhen së paku 125 mijë dollarë rimbursim, por një gjë të tillë qeveria nuk e ka bërë.

Vasili shkruan:

“Rame lëri dëdëllitjet, po rimburso Covidin siç paguan hajdutet e inceneratoreve! Sot jane 1236 raste te reja me Covid. E informova opinionin se duke ulur testimet qeveria po genjente per shifrat e verteta. Kjo eshte shifer kritike, qe kalon edhe pikun e pandemise se nje vit me pare. Situata reale eshte edhe me e rende se kaq. Qeveria ka lene gjithshka ne meshire te fatit megjithese e kam paralajmeruar vazhdimisht. Vetem per personat e deklaruar nga qeveria pra, 1236 raste sot duhen minimumi 125 mije dollare rimbursim. Por asgje nuk rimbursohet. Megjithese ne 1 muaj e gjysem jane mbi 25 mije raste me Covid, qe do kerkonin rimbursim se paku 2 milion e 500 mije dollare asgje nuk eshte rimbursuar.

Mbi Ramen bie pergjegjesia shume e rende e lenies se qytetareve pa mbeshtetje per kete semundje kaq problematike si Covid. Asnje nuk ka nevoje qe te degjoje dërdëllitjet prej injoranti te Edi Rames, por duan ndihme konkrete ashtu sic paguan perdite hajdutet e inceneratoreve. Rama qan e lan perdite per inceneratoret dhe nuk thote nje fjale per rimbursimin e mijra shqiptareve qe kane nxjerre mbi 200 milion dollare nga xhepi. Krim i madh per te gjithe, qe ky sadizem shteteror vazhdon te qeverise vendin.”

Vinkmag ad

Read Previous

Anulohet ndeshja mes Bolognas dhe Interit, zbulohet arsyeja

Read Next

Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, kunati i vëllezërve Brahimaj, këto janë dy pistat ku po heton policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular