Search
Close this search box.

Arian Çani nxjerr ‘sekretin’: Ai nuk rri në PD se është trim! Ja kush ‘fshihet’ pas Lulzim Bashës

Gazetari Arian Çani u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha qëndron në zyrën e tij në selinë e PD jo me kokën e tij, apo se është i çmendur, por sipas tij ai ka forcën amerikane që e bën atë të fortë. Ndër të tjera Çani u shpreh se çështja nuk qëndron te mbajtja e selisë si godinë, por ikja nga aty do të thotë rrëzimi dhe rënia e Bashës.

“Lul Basha nuk rri atje me kokën e vetë, as se është trim, as se është çmendur, madje në konferencën e sotme dukej që ishte i shqetësuar. Amerika punon me karta të hapura dhe ne bëjmë sikur se kuptojmë. Escobari tha jo vetëm që është i shpallur non grata Berisha, por ne mund të japim dhe prova. Drejtësia juaj duhet të veprojë, ne mund të japim dhe prova por kjo është puna juaj tha ai. Këtu nuk është puna e godinës. Unë mendoj që ikja nga godina edhe pse Basha mund të mos ikë kurrë nga kryetari i PD, është rrëzimi dhe rënia e tij. Godina është simbolikë dhe ka shumë rëndësi. Këto janë llo-llo pa vlerë dhe e vetmja që do i japin rëndësi Bashës dhe Berishës do jenë zgjedhjet e ardhshme. Do shohim sa bashki do marri njëri dhe tjetri. Me policinë e Ramës dhe forcën amerikane, Basha është i fortë”, tha ai për MCN Tv.

Vinkmag ad

Read Previous

Edi Paloka tregon bisedën private me Lulzim Bashën: Më tha; Nuk jam i çmendur të futem në…

Read Next

VIDEO/“Njerëz të armatosur dhe me maska sulmuan demokratët”, Arben Ristani përplaset me Xhaferajn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular