VIDEO/“Njerëz të armatosur dhe me maska sulmuan demokratët”, Arben Ristani përplaset me Xhaferajn

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arben Ristani  dhe deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po diskutohej lufta Basha-Berisha.

Ristani akuzon se njerëz të armatosur dhe me maska sulmuan zyrat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

“U sulmuan zyrat e partisë, të FRPD-së nga persona të armatosur dhe të maskuar. Ku ndodh kjo?”, tha Ristani.

Xhaferaj e mohoi.

“Si mund të sulmojë një parti zyrat e veta?!”, tha ai.

Sipas Xhaferajt, Kuvendi i 11 dhjetorit është i paligjshëm dhe duke interpretuar statutin e partisë, thotë se firmat e një të katërtës së delegatëve të Kuvendit duheshin dorëzuar te Kryesia për vendimmarrjen përfundimtare.

Vinkmag ad

Read Previous

Arian Çani nxjerr ‘sekretin’: Ai nuk rri në PD se është trim! Ja kush ‘fshihet’ pas Lulzim Bashës

Read Next

(VIDEO) Plas sherri në emision/ ‘Shpërthen’ analisti: Ja pseudonimi që ka pasur Jozefina Topalli në komunizëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular