Search
Close this search box.

Arrestohet në Spanjë pas 20 vitesh arrati, çfarë e fundosi mafiozin italian të dënuar me burgim të përjetshëm

U deshën më shumë se dy dekada që një mafioz italian, i cili ishte arratisur nga burgu rreth 20 vite më parë, të arrestohej. Dedektivët e gjetën atë në Spanjë nëpërmjet Google Maps.

Giocino Gamino, një nga kriminelët më famëkeq italianë të dënuar me burg përjetë, u arratis nga një burg në Romë në vitin 2002 për në qytetin  Galapagar , në veriperëndim të Madridit.

60-vjeçari e kishte menduar një fillim të ri në Spanjë. Me një emër të rremë, ai hapi një restorant ku punonte si kuzhinier dhe servirte pjata me menu të frymëzuar nga emra mafioz.

Megjithatë policia italiane ka vëzhguar prej kohësh lëvizjet dhe ka mundur të lokalizojë lokalin e tij.

Pavarësisht se lokali ishte i mbyllur, faqja e qendrës në rrjetet sociale ishte e hapur, ndaj autoritetet gjetën foto të të kërkuarit duke pozuar përkrah pjesës tjetër të stafit.

Por a është kaq e thjeshtë, nga një foto të identifikosh një person të shumëkërkuar?

Në identifikimin e tij ndihmoi edhe mbesa e njerkës së Gamino-s, e cila përfundimisht e tradhtoi.

Ai u arrestua më 17 dhjetor dhe nuk e besonte se do të vihej në pranga, pasi i mbulonte në çdo mënyrë gjurmët, ndërkohë që kishte 10 vite që të telefononte familjen.

Për herë të parë ai u arrestua në vitin 1984 dhe pritet të transferohet në një burg italian ku do të vuajë dënimin e përjetshëm për një vrasje në vitin 1989 dhe trafikun e drogës.

Vinkmag ad

Read Previous

Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, kunati i vëllezërve Brahimaj, këto janë dy pistat ku po heton policia

Read Next

“Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur”, deputeti i PD nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular