Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, kunati i vëllezërve Brahimaj, këto janë dy pistat ku po heton policia

Pasidten e së mërkurës gjatë një atentati në Vlorë është plagosur Djego Hanaj. Mësohet se Hanaj ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar.

Atentatorët e kanë ndjekur me makinë të plagosurin, ai është larguar me vrap në momentin që ata kaën qëlluar ndaj tij mendohet të kenë përdorur kallashnikov. Autorët nuk kanë dalë nga mjeti në mometin që e kanë qëlluar. Sipas burimeve mjeti që ata kanë përdorur ishte një Audi me xhama të zi.

Më pas, me plagë në duar, ai është drejtuar për një dyqan ushqimor, rreth 18 metra nga vendi që nisi të qëllohet. Aty më pas, Hanaj ka kërkuar ndihmë dhe është nisur drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. 36-vjeçari sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri në Vlorë është kunati i vëllezërve Brahimaj (Isuf Brahimaj, u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014-të. ) Ndërsa i ati ka qënë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare disa vite më parë.

Tetë vite më parë në atentatin e dytë me eksploziv vdiq biznesmeni vlonjat Isuf Brahimaj. Pasi i shpëtoi një tentative të mëparshme Isuf Brahimaj, biznesmeni nga Vlora nuk mundi t’i shpëtonte atentatit . Lënda shpërthyese ishte vendosur në automjetin e markës “Mitsubishi”, Bajramaj, mbeti i vdekur në vend, ndërsa një vajzë mbeti e plagosur rëndë dhe mori djegie të shkallës së tretë nga zjarri i shkaktuar në makinë.

Pikërisht konfliktet e vjetra mendohet se janë edhe pistat e hetimit edhe i këtij atentati të ndodhur në lagjen  “Pavarësia”, para pallatit ku banon 36-vjeçari.

Vinkmag ad

Read Previous

“Situata është shumë e rëndë”, zbardhet thirrja e LSI-së për Ramën

Read Next

Arrestohet në Spanjë pas 20 vitesh arrati, çfarë e fundosi mafiozin italian të dënuar me burgim të përjetshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular