Artan Hoxha nxjerr pamjet pranë kompanisë ku u gjet droga: Kjo linja e Brazilit se ç’më kujton, s’është dhe aq e…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë pamjet e kompanisë ku brenda kontejnerëve të së cilës u gjet dhe u sekuestrua një sasi rekord kokaine, 400 kilogramë, që vinte nga Brazili.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxha shkruan se është njeri me fat pasi është gjendur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur teksa ka publikuar foto dhe video.

Sa i përket drogës së ardhur nga Brazili, Hoxha shton se në fakt nuk i duket dhe aq e re si ‘linjë’ dhe se i kujton diçka, pa zgjedhur të shtojë detaje të tjera.

“Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili.  Nderkohe oficeret e njesise speciale te policise se Kosoves dhe oficeret e antidroges nga Tirana jane ende duke punuar për te peshuar dhe saktesuar sa eshte sasia e sekuestruar e kokaines… Kjo linja e “re” nga Brazili, diçka me kujton!!! Në fakt nuk me duket aq e “re” sa thone…,”- shkruan Hoxha në Facebook.

Vinkmag ad

Read Previous

Banorët në fshatrat e Fierit: Ndihemi të rrezikuar nga ata që kultivojnë kanabis

Read Next

VIDEO-Droga nga Kolumbia/Flet një nga bosët e mafias shqiptare: Punoj për ata që vranë tim vëlla, ja si e kalojmë kokainën drejt Evropës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular