Ditën e sotme u kap në Kosovë rreth 400 kilogramë kokainë që vinte nga Brazili dhe destiancion kishte vendet evropiane. Kokaina e ardhur nga Amerika Latine kishte kaluar kufirin shqiptar dhe u kap vetëm kur mbërriti në Lipjan të Kosovës, në një nga kamionët që transportonte pula, por në të kishte fshehur edhe drogën.
Këtë rrugë ka gjurmuar edhe një nga mediat e njohura Vice, e cila përmes një dokumentari tregon se si vjen kokaina nga Kolumbia në Shqipëri për t’u transportuar më pas në vendet evropiane. Gjithashtu në këtë dokumentar flet edhe një nga kokat e mafias shqiptare, që njihet si një nga kontrabandistët kryesorë në Ballkan, i cili sipas dokumentarit, trafikon kokainë dhe armë për mafian shqiptare.
Ai quhet Lucky (Me Fat), dhe është një nga më të kërkuarit në Evropë.
Grupi i xhirimit të Vice i është dashur të kalojë kufirin shqiptar drejt Malit të Zi për të takuar Lucky-in. Ata fikin kameran dhe ndjekin shoqëruesit e Lucky-it për t’u takuar me këtë të fundit. Bosi i mafias flet se ka mbetur i gjallë edhe pse është qëlluar disa herë me armë, duke treguar edhe shenjat në trup. Ai tregon për gazetarin e Vice se kush shkel kodin e nderit, e pret vdekja.
Rrëfimin e gjeni në minutën e 33 e 40
Intervista:
Si e more pseudonimin Lucky (Me Fat) ?
Më kanë qëlluar më armë këtu disa herë dhe jam gjallë. Një pjesë e shokëve të mi kanë vdekur. Vëllai im ka vdekur. E qëlluan 13 herë. Nuk është e lehtë. Kjo jetë është për t’u harruar. Nuk dua që fëmijët e mi të bëjnë një gjë të tillë. Kur futesh në këtë punë, nuk del lehtë prej saj.
Pra, shqiptarët të vranë vëllanë tënd dhe ti punon akoma për ta?
Po, dy vjet më parë ata vranë edhe mikun tim, ata vranë edhe gruan e tij. E vranë me gur. Ashtu është ligji atje. E qëlluan nga pas dhe i vranë gruan me gur.
Kush e vrau?
Shqiptarët, sepse ai vodhi disa para.
Pra, kjo është një nga mënyrat kryesore se si mafia shqiptare mban pushtetin, duke vrarë njerëzit të cilët kërkojnë dalin prej kësaj?
Një herë që e jep besën (kodin e nderit), ka marrë fund. Duhet të vdesësh. Nuk mund ta shkelësh besën. E kupton se ç’po them?
Mban gjithmonë armë me vete?
Më duhet ta mbaj.
A u është dashur të vrisni ndonjë vetë me dorën tënde?
Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pytetjeje.
A ke pasur ndonjëherë përplasje me armë me policinë?
Po
A ma thua ngjarjen?
Të lutem jo, sepse polici qëlloi veten
Polici qëlloi veten aksidentalisht?
Nuk e di nëse ishte aksidentalisht…
Është qëlloi vërtet veten apo është thjesht legjendë?
Kalojmë te pyetja tjetër.
Çfarë trafikoni përtej kufijve?
Tregoja videon. Zoti e bekoftë Shqipërinë.
A keni blerë kokainë nga klani Golfo i Kolumbisë?
Sigurisht, ne kemi marrëdhënie të mira me ta. Përndryshe nuk ka kokainë që të vijë nga Kolumbia me anije të mëdha. Kokaina ndonjëherë vjen në Shqipëri, nga këtu shkon në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje përmes kufijve. Paguajmë policët ndonjëherë, paguajmë kompanitë e mëdha që kanë kamionët. E kupton? Në të gjithë Evropën ka korrupsion, politikanët, policët. Më duhet të marr 6 kile nga Shqipëria për në Kroaci. E kaloj në njërin prej kufijve. Një herë më spiunuan dhe më kapën 10 kilometra nga kufiri. Ne nuk mund të shpëtonim dhe as të qëllonin sepse ishin 50 policë. Bëra 2 vjet e gjysmë burg për 6 kile.
Domethënë është e lehtë për ju që të paguani për të dalë nga burgu?
Jo unë, pagoji dikush tjetër.
Për atë që punoni ju?
Për 6 kile, 2 vjet e gjysmë burg. Mendoje pak.
