Gazetari Artan Hoxha i është drejtuar me një mesazh të koduar kryedemokratit Lulzim Basha. Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan se Bashës po përpiqen t’ia hedhin.
Postimi i plotë i Hoxhës: Si eshte ajo batuta te “Mengjese lufte”: “Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vetë”….O Bos, bej kujdes. Duan me ta fut. Duket qe s’merr vesh nga futbolli. Te kane dhene top volejbolli (pesha 260 gram), qe eshte topi me i lehte ne ndeshjet sportive. Ky top peshon gati 2 here me pak, se topi i futbollit (pesha 450 gram). Kur e gjuan penalltine me topin qe mban ne dore ti, e sigurte qe fluturon mbi porte…Nga nje mik qe ta do te miren. Te lutem anonim. Se çfare nuk pret nga keta, qe luajne me top basketbolli (pesha 650 gram). E sigurt qe nuk u del topi jashte porte, plus te blejne dhe portierin.