Gazetari Artan Hoxha në një prononcim për “ABC Live” ka deklaruar se nuk ka asnjë gjasë që Aldi Rama, i riu që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në krye të detyrës, të jetë qëlluar nga Policia. Sipas gazetarit investigativ, Hoxha deklaroi se ai mund të ketë qëlluar veten që në momentin e parë që janë dëgjuar të shtëna dhe i riu më pas është gjetur pa ndjenja në tokë, që përjashton mundësinë për negociata.
“Personi në fjalë nuk qëlluar nga policia, por nge shenjat që ka nuk tregojnë që ka tentuar të vrasë veten me qëllim. Kur dikush vret veten synon mjekrën nga poshtë lart, synon në gojë ose në ballë, gjen një pozicion të shkaktojë vdekje të menjëhershme. Efektivët thanë që kishin dëgjuar të shtëna arme gati një orë e gjysmë përpara. Aldi Rama duhet të kishte goditur veten shumë kohë përpara se të shkonte policia atje. Kjo shpjegon faktin që ai nuk ka tentuar të vrasë veten. Ai ka rrëshqitur dhe mund t’i ketë lëvizur dora. Është goditur në një cep të kokës dhe ka një drejtim të çuditshëm. Snajperi ka fuqi të madhe dhe nuk ngelet në kokë. Nuk është vrarë me armë policie. Fakti që janë gjetur faktorë plotësues shenja të barutit tregon që është goditur nga fare afër, nga dora e tij. Predhat dalin nuk ngelen në kokë. Distanca e afërt ka bërë që ajo të mbetet në kokën e të ndjerit. Viktima nuk ka qenë i freskët. Është tentuar të negociohej, nuk është përgjigjur sepse ka qenë i goditur në kokë që në momentet e para. RENEA gjeti njeriun aty ku ishin dëgjuar të shtëna. Ai nuk u përgjigj në asnjë moment. Nuk është negociuar fare sepse nuk kanë pasur mundësi të flisnin me të. Ai ka qenë jo koshient. Kjo është një rrethanë që dëshmon se ai nuk është goditur nga policia. Kjo mund të jetë aksidentale,”– tha Artan Hoxha.
Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha. Rama ishte me precedent të mëparshëm penal, kishte përfunduar në burg që në moshën 18-vjeçare dhe ishte prangosur sërish pas 2 vitesh. Njëherë për vjedhje dhe dhunë ndaj të dashurësh, e njëherë tjetër për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. I riu, i cili duhet të ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa nënkomisari Hoxha është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, duke iu shtuar listës së efektivëve të rënë në krye të detyrës.