Dokumenti/Rama firmos vendimin për helmimin e protestuesve, Garda e Republikës do përdorë neuroparalizues

Qeveria shqiptare me në krye Kryeministrin Edi Rama ka miratuar ditën e sotme përdorimin e lëndëve neuroparalizuese dhe pajisjeve të tjera nga Garda e Republikës së Shqipërisë në protesta dhe demostrata. Sipas Vendmit të Këshillit të Ministrave, të firmosur nga vetë kryeministri Rama ditën e sotme, Garda do të pajiset me armatim të ri, që do të përdoren gjatë protestave për të kontrolluar qytetarët që protestojnë. Në mes të lëndëve paralizuese që do të pajisjet Garda do të jenë edhe lëndë kimike neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave).

Vendimi:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LLOJEVE TË ARMATIMIT, TË LËNDËVE NEUROPARALIZUESE, TË MJETEVE DHE TË PAJISJEVE TË TJERA KUFIZUESE, PËR PËRDORIMIN E FORCËS NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 62, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.

3. Vendimi nr.830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Berisha: Me vendimin që mori Basha ia kaloi edhe Enver Hoxhës

Read Next

Artan Hoxha: S’pati negociata, Aldi Rama qëlloi veten pa dashje disa orë para se të gjendej

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular