“Autorët tentuan të vrisnin dajën e nipërit në një vend”, Artan Hoxha zbulon se çfarë ndodhi në lokalin e “Don Boskos”

Gazetari Artan Hoxha la folur lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Don Boskos”, ku mbeti i vrarë Erion Çela, 35–vjeç dhe u plagosën 4 të tjerë.

Hoxha tha se atentati ishte i planifikuar dhe se autorët kanë ruajtur momentin kur , Edmond Crroj i cili dyshohet se ka qenë objektivi, ka qenë me nipërit e tij, në mënyrë që ti qëllonin të gjithë në të njëjtin vend.

“Ka qenë një goditje për ti goditur njëherë e mirë. Pse objektivi është daja dhe pse objektivat janë bashkë. Ata që kanë menduar se mund të jenë kërcënim. Përball lokalit ndodhet Tabakino që e kishin dy vëllezërit. Ata nga tabakino janë ulur tek lokali përball që të kishin dhe një sy për klientët tek biznesi. Duket që ata kanë përzgjedhur momentin e goditjes dhe kanë ruajtur që mos ketë njerëz të tjerë aty që mos krijojnë dëme anësore. Duket që është goditje fatale që me një të shtënë ti mbaronin hesapet. Itenerari i vrasjes Ata vijnë nga spitali ushtarak dhe i çojnë viktimat në spitalin ushtarak. Është parë gjithë skedarët e policisë kriminale që hynë tek justifikimi që ky ka bërë këtë këtë, por kjo gjë duhet bërë për ta parandaluar. Nuk është se nuk ka të dhëna, po punohet shumë me kamerat e sigurisë dhe do të duhen orë dhe ditë të tëra për të analizuar pamjet. Është një ngjarje e planifikuar. Daja, Edmond Croj ka qenë në hetim në Shqipëri, Itali dhe Francë për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh por ka rezultuar i pafajshëm. Po ka qenë i skeduar, një ndër akuzat është për trafik narkotikësh në Milano të Italisë.  Ajo që të shqetëson tek kjo ngjarje, mënyra se si është kryer krimi, pas datës 31 trafiku në Shqipëri ka rënë dhe kanë patur mundësi të lëvizin më shpejt. Vigjilencën e kanë humbur”, tha Artan Hoxha për Opinion.

Vinkmag ad

Read Previous

Raketa ruse del jashtë kontrollit, po bie drejt Tokës

Read Next

“TURP”, Berisha publikon videon: Ç’po bëhet gjatë natës në selinë e PD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular