Search
Close this search box.

Raketa ruse del jashtë kontrollit, po bie drejt Tokës

NASA po gjurmon një pjesë të raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk të Rusisë më 27 dhjetor, por doli jashtë kontrollit, raporton CNN.

Brenda 24 orëve pritet që një pjesë e raketës të bjerë në Tokë, por nuk dihet saktësisht. “Është e sigurt të thuhet se në 24 orët e ardhshme do të jetë në rënie, por askush nuk mund të thotë ku saktëssht”- tha Holger Krag, kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane të Hapësirës.

Megjithatë, mes shkencëtarëve ka mendime se pjesa e raketës mund të bjerë në Oqeanin Paqësor, Oqeanin Indian, Meksikë dhe Teksas.

“Për të qenë i qartë, unë nuk e konsideroj këtë objekt si shumë të rrezikshëm”-shkroi McDoëell në Twitter, ndërsa shtoi se megjithatë, “rreziku është real dhe nuk mund të injorohet”.

Shumica e pjesëve të raketës hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, por ekziston mundësia që atë të depërtojnë dhe të shkaktojnë dëme të mundshme nëse bien në zona të banuara.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/“Albania rracën ta q*”, sherr mes shqiptarit dhe serbit në kufi, del videoja që po thyen rrjetin

Read Next

“Autorët tentuan të vrisnin dajën e nipërit në një vend”, Artan Hoxha zbulon se çfarë ndodhi në lokalin e “Don Boskos”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular