Autori i vrasjes së 4 policëve në qytetin e Durrësit të vitit 2009, Dritan Dajti ka përfunduar në spitalin infektiv pasi mësohet se është infektuar me koronavirus.
Ai është transportuar nga spitali i Burgut drejt Infektivit për të bërë një skaner, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Sipas raportimeve të fundit, nga komisariati nr. 4 janë marrë të gjitha masat për transportimin e tij nën masa të shumta sigurie.
Dritan Dajti ka dalë shumë herë nga qelia për çështje shëndetësore. Në nëntor të vitit të kaluar Dajti u dërgua në QSUT pasi u operua për një gur në veshka. Po një vit më parë ai doli nga ambientet e burgut për t’iu drejtuar një klinike dentare në zonën e Ish-Bllokut.
Kjo ngjarje shkaktoi debat të madh publik, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmos disa urdhra largimi në disa hallka drejtuese.
Dritan Dajti ndodhet pas hekurave për vrasjen e katër efektivëve të policisë në qytetin e Durrësit në vitin 2009.
