(VIDEO) “Jam në lidhje me Beartin por nuk e kam tradhtuar Andin”, Tea jep versionin e saj të historisë

Tea dhe Andi nga spektakli “Për’puthen” kanë qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit. Personazhet në fjalë dolën çift nga emisioni ku kishin shkuar për të gjetur dashurinë, mirëpo rezultoi që e gjitha të ishte një farsë pasi vetëm pak ditë nga përfundimi i rrugëtimit të tyre ku gjetën personin e zemrës janë publikuar disa foto të Teas duke u puthur me Beartin, një nga ish konkurrentët e “Për’puthen”.

Teksa ju detyrohej të gjithëve një shpjegim, Tea më në fund ka vendosur të flasë dhe të tregojë edhe versionin e saj të historisë.

“Meritoni të gjithë një shpjegim, kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin por jo, nuk e kam tradhtuar Andin. Mbaj përgjegjësi përpara të gjithë atij publiku që na ka mbështetur, na ka dashur dhe ju kërkoj falje, ju kërkoj shumë ndjesë. Sa e vështirë është të gjesh fjalët e duhura dhe të shprehësh gjithçka që ke në kokë dhe që ndjen. Ka ardhur koha të dini të gjithë të vërtetën. Historia ime ka nisur gjatë takimit në “Për’puthen” te ajo mobileri, ku na është ngjallur një interes i pashpjegueshëm për njëri-tjetrin. Nuk e kishim idenë se çfarë do të vinte më pas. Mesin e nëntorit vendos të ndërmarr një udhëtim për në Kosovë. Edhe për këtë produksioni ka qenë në dijeni, për udhëtimin tim ku takova Beartin. Ka qenë në dijeni Olsa, Arjani jo. Produksioni ka qenë i informuar prej meje, e kam treguar që kisha komunikim me Beartin. Pas kësaj nuk dija si të veproja, ndjeja një përgjegjësi morale, ligjore, sigurisht edhe respekt ndaj produksionit. Andi gjithashtu ka qenë i informuar, edhe ai u gjet në këtë situatë, nuk kishte çfarë të thoshte. Të dy nuk dinim çfarë të bënim, çfarë drejtimi t’i jenim, thjesht ndenjëm dhe pritëm. Sepse për njerëz që ishin larguar nga emisioni, ishte përmenduar gjoba, ndjekja ligjore, gjyqi dhe kjo na bëri të mos kishim kurajo për të ndërmarrë vendimet tona personale. Kalonin javët dhe prisnim të na largonin. Dilnim për inerci, pyesnim gazetarët na thoni ndonjë temë për çfarë të flisnim. Jemi munduar që të jemi korrektë me të gjitha, harruam një gjë shumë të rëndësishme, ndoshta prej moshës, ndoshta prej mungesës së informacionit, se si mund të veprosh në situata të tilla, ndoshta prej të gjendurit vetëm.

Harruam që po ju gënjenim ju, po gënjenim një popull të tërë, harruam që po ju gënjenim ju që na deshët. Unë dhe Andi kemi dashur të largohemi që prej mesit të dhjetorit, ndoshta dhe pak më herët, kemi dashur të dilnim jashtë, të vazhdonim jetët tona, si dy miq shumë të mirë që në fakt jemi, secili në drejtimin e vet. Kjo histori u zgjat deri në fund të janarit dhe ne vendosëm të mos ishim më pjesë e kësaj loje. Nuk po na e mbante më shpirti, unë ndihesha si e burgosur që s’isha dënuar. Erdhi një pikë ku unë vendosa që të jemi të sinqertë me publikun që na ndjek, me një publik që jetoi me ne gjatë atyre muajve të emisionit. Kështu që i publikuam ne ato foto që dolën me Beartin me qëllim, sepse pavarësisht reagimit që do merrnim, kërcënimeve, ofendimeve, për hir të sinqeritetit, jemi duke u dënuar publikisht. Gjithsesi ndihem e lumtur, e çliruar që më në fund do e jetojmë jetën tonë ashtu siç duam ne”, përfundoi Tea.

Vinkmag ad

Read Previous

‘Dozat e para vijnë sot në darkë’/ Rama: Jemi shumë afër një marrëveshje me Astra Zenica

Read Next

Autori i vrasjes së 4 policëve/Dritan Dajti infektohet me Covid, përfundon te Infektivi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular