
Anëtari Kyresisë së PD, Endri Hasa ka folur për levizjete fundit politike, koalicionin e Berishës me LSI, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Hasa tha se sot shqiptarët vendosen para një zgjedhje ndërmjet një bashkimi të Sali Berishës, Ramës dhe Metës dhe Partisë Demokratike e cila.
“Ata janë bërë bashkë që të dëmtojnë interesin elektoral të PD”, tha Hasa.
Përsa i përket kandidatëve të PD për zgjedhjet e 6 marsit, Hasa tha se ‘PD po ndjek gjithë hapat e saj.
“Kemi pasur një parazgjedhje, ne para zgjedhjeve të përgjithshme mblodhëm kandidatura për të dyja nivelet. Pothuajse është i përmbyllur procesi i konsultimit dhe gjatë ditëve në vijim do ketë vendimmarje kolegjiale për të vendosur dhe për t’i prezantuar publikut ata që do të jenë kandidatët e PD”, theksoi Hasa për Vizion Plus.
