Basha i distancuar nga Meta? Aleksandër Çipa: Heshtja është më elokuente se sa fjala

Analisti Aleksandër Çipa thotë se është hera e dytë që  shumica parlamentare merr nismë për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta por sërish thotë se do të jetë e vështirë që të provohet se ka shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Sipas z. Çipa shqyrtimi i rastit në Gjykatën Kushtetuese do të kërkojë argument juridik ndërsa votimin në Parlament e konsideron si “punë të mbarua”.

“Nuk mendoj, mund të ketë votim kundër, Parlamentit i duhen 2/3 e votave dhe kjo shumicë i ka. Nuk pres ndonjë risi, edhe nëse do të ketë qëndrim kundër do të jetë sporadik dhe nuk do ta cenojë 2/3”, tha ai.

Aleksandër Çipa theksoi se çështja do të jetë një provë e madhe për Gjykatën Kushtetuese dhe shton se mazhoranca do ta ketë të vështirë ta faktojë juridikisht shkeljen e rëndë të Kushtetutës.

“Nga shqyrtimi paraprak, ka dy momente që janë artikuluar nga kryetari i Komisionit Hetimor: Mungesa e unifikimit kombëtar dhe e dyta për shkelje të rënda të kushtetuese dhe në pikëpamje juridike druaj që mund të faktohen”, tha analisti. Ndërsa shtoi se Presidenti Meta ka zgjedhur që në ballafaqimin politik ta mbajë fokusin tek zgjedhjet, z. Çipa e konsideroi heshtjen e z. Basha si distancim. “Në mënyrë të zgjuar kryeministri Rama ia ka dalë që të luajë në diferencës mes Metës dhe Bashës. Heshtja është më elokuente se sa fjala thotë Sami Frashri dhe në rastin konkret unë dua t’i besoj, qëndrimi i z. Basha nuk është gjë tjetër veç se mishërimi i sentencës së Sami Frashërit”, përfundoi z. Çipa.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO-Finalja e Champions League/ Chelsea kalon në avantazh, shtanget City

Read Next

E rëndë në Librazhd/ Ish-minatori gjendet i varur në tunelin hekurudhor (EMRI)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular