Një person është gjetur i varur në Librazhd. Mbrëmjen e kësaj të shtune një person është gjetur rastësisht nga disa kalimtarë i varur në një tunel hekurudhor pranë fshatit Dragostunjë, 2 km larg qytetit të Librazhdit.
Ish-minatori Hasan Bici mund të jetë vetëvarur, gjithsesi nuk përjashtohen edhe pista të tjera që po hetohen nga Policia e Shtetit.
