Kur na ndajnë vetëm pak orë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe përplasjet në distancë nuk mungojnë. Ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha ka ftuar demokratët që nesër të shkojnë në selinë blu me rastin e lindjes së PD-së, Berisha i ka ‘mbledhur’ në rrjetet sociale.
“Sa nga ju do te jeni pjesemarres ne Kuvendin madheshtor, neser? Na tregoni ne koment,”– shkruan Berisha në një status në profilin e tij në Facebook.