Basha mbledh Këshillin Kombëtar dhe bën kërcënimin e fortë

“PD nuk do të mbahet peng nga askush”. Mesazhi nga kreu i PD-së Lulzim Basha është i qartë për mbështetësit e Sali Berishës.  Sipas tij PD nuk do të tërhiqet zvarrë as nga ai po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal

“Të nderuar anëtare të Këshillit Kombëtar, sot Këshilli Kombëtar mblidhet ne ora 15:00 për të marre vendime të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike. PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarre nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin te kërcënoje demokratet ne shtëpinë e tyre. PD qe u themelua si shtëpia e lirisë, nuk do të shndërrohet ne bunker për askënd, as sot as kurrë.  Ne do vazhdojmë të çliruar dhe te vendosur betejën tone kundër regjimit te Edi Rames për ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe është shpresa e vetme e shqiptareve për te ardhmen dhe për ndryshim”, thuhet në mesazhin e  Bashës.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Lubonja: Ky është çelësi që e bën të fortë Lulzim Bashën përballë Berishës

Read Next

Tallet keq Mero Baze: PD-ja e Berishës, si BMW-ja ime pa letra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular