Basha mbyll fushatën në Shkodër dhe fton qytetarët në zgjedhjet e të dielës: Të gjithë për një Parti Demokratike

Jepi Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur sot fushatën në qytetin e Shkodrës, i cili në datën 6 mars do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie. Në fjalën e tij para gjithë demokratëve, Basha tha se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e të keqes.

Teksa i ftoi të gjithë të dalin masivisht në votime, kreu i demokratëve u shpreh se të bëhemi bashkë për një Parti Demokratike, duke votuar Xhemal Bushatin.

“Në këto zgjedhje, kujdestarit i kemi vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, e guximtarit, fytyrën e Xhamal Bushatit, birit shkodran dhe demokratit shkodran i cili edhe në këtë rrethim ku ndodhemi është bërë zëri juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë ne errësire, por për të qëndruar të gjithë bashkë.

Ju ftoj që këtë energji që kemi mbledhur ta derdhni vrullshëm, të gjithë bashkë për të carë rrethimin e të keqes. Të gjithë masivisht të diele, për një Parti Demokratike, votoni numrin 3 dhe Xhemal Bushatin”, tha Basha.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Edi Rama flet troç dhe ka një mesazh demokratëve të Shkodrës: Ata janë bërë kashtë e ko**

Read Next

Biseda me kancelarin gjerman për luftën në Ukrainë, reagon Vladimir Putin, konfirmon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular