Basha: Për tekat e Edi Ramës, shqiptarët duhet të paguajnë 110 milionë euro

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët në Malësinë e Madhe theksoi se për tekat e kryeministrit, Shqipëria duhet të paguajë 110 milion euro.

 “Për të favorizuar veten e tyre apo propagandën e tyre, apo mjetet e propagandës së tyre mbyllën një televizion dhe tani Shqipërisë i duhet  të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Bechettit për tekat e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt. 110 milionë euro, është dyfishi i asaj që prodhoni ju në ditë. Pse ndodhi kjo? Sepse ai televizion ishte kritik me qeverinë, e para. Dhe e dyta sepse  mjetet e propagandës qeveritare, dalin ato dalin transparenca e plotë e vendimit duhet të tregojë se pse kemi mbërritur në këtë pikë. Pse  u veprua kështu dhe kush janë  aktorët që kanë përfituar nga kjo?  Pse  e marr si shembull?  Sepse  e njëjta gjë ndodh në çdo sektor, nga sektori juaj, tek fruta perimet, tek peshkimi, tek tregtia, tek mineralet, tek nafta tek fasoneria. Ne do t’i japim fund kësaj. Shqipëria doli nga mjerimi që mbolli diktatura dhe izolimi falë punës së njerëzve dhe falë konkurrencës së ndershme. Dhe detyra jonë kryesore është të kthejmë kushtet  e  konkurrencës dhe të barazisë midis njerëzve,” tha Basha.

Vinkmag ad

Read Previous

Taulant Balla dhe Blendi Klosi degjenerohen nga qytetarët në takimet elektorale

Read Next

Biseda Agaçi-Becchetti në restorant, tipike e stilit mafioz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular