
Pas takimit me demokratët në Korçë, kreu i PD-së Lulzim Basha, bashkë me disa mbështetës të tij, lëvizin në këmbë në pedonalen e qytetit.
Kjo solli dhe një surprizë të pakëndshme për Bashën pasi shëtitja e tij nuk zgjati shumë.
I gjithë momenti u ‘prish’ nga ikja e dritave.
Në kushte errësire, Basha ka qenë i detyruar të hyjë në një nga baret e këtij qyteti në pritje të ardhjes së energjisë elektrike.
