Berisha: Basha rrinte sus para meje, kishte frikë se mos i fusja ndonjë grusht turinjve

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke iu përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha se lideri historik s’ka lënë ish-kryetar të PD-së pa rrahur, theksoi se Basha ka qëndruar sus para tij për 8 vitet e fundit, pasi kishte frikë se nëse do të kundërshtonte do të kishte ndonjë grusht turinjve. 

Sipas Berishës, Basha është peng dhe i sëmurë.

“Sot ish-kreu Basha dëshmoi shqiptarëve se pse ka qëndruar sus para meje 8 vite. Ai dukej se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do ketë një grusht turinjve për ti thyer dhembet, ai me këtë duhet të mjekohet. Ai është rëndë me këtë që thotë. Kryetarët kanë qenë Eduart Selami, Tritan Shehu dhe Lulzim Basha. Këtë mund të thotë një mendje që ka humbur gjithçka. Peng dhe i sëmurë që i lejon vetes të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie. Unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje nga frika se mund të grushtohej. Ai ka thënë se unë 8 vite nuk kam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin e tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetare. Besoj se në këtë kontekst ato shkojnë me njëra-tjetrën”, tha Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Frrok Çupi tregon planin e Berishës: Do i kishte vrarë të gjithë ata nëse…

Read Next

VIDEO/Basha bën deklaratën ‘bombë’: Berisha më ka kërcënuar vajzat. Reagon Berisha: Ja si qëndron e vërteta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular