Berisha denoncon superskandalin: Arrestohet në Itali djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka denoncuar një superskandal, pasi djali i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi është arrestuar në Itali.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital, shkruan se Endi Çuçi është arrestuar si anëtar i mafies që kontrabandën ilaçe dhe të sëmurë.

Endri Çuçi është djali nga martesa e parë e ministrit të Brendshëm me pedagogen Zhaklina Peto

Postimi i Berishës

Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor.

Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. 

Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.

Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.

Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.

Me poshte dokumentat:

1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.

2. Lajmet ne mediat italiane.

Pergjimet ne dosjen e Gjykates.

Vinkmag ad

Read Previous

Zbardhen detajet e ngjarjes tragjike/ 2 të rinjtë nga Tirana u fundosën me makinë në liqen, çfarë dyshon policia

Read Next

Altin Drimadha shpëtoi sërish, por USB-ja zbuloi gjithçka, Hoxha: Si u nis jahti me kokainë nga Brazili bashkë me studentë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular