Zbardhen detajet e ngjarjes tragjike/ 2 të rinjtë nga Tirana u fundosën me makinë në liqen, çfarë dyshon policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mëngjesin e ditës së sotme, ku bëhet me dije se dy të rinjtë kanë humbur jetën pasi makina e tyre ka rënë në rezervuar.

Erion Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe, kanë gjetur vdekjen në liqenin e Çekrezës në Tiranë.

Raportohet se automjeti drejtohej nga Erion Muça. Deri më tani dyshohet se ka qenë një humbje e kontrollit të makinës që më pas ka përfunduar në liqen duke u marrë jetën dy të rinjve.

Kanë qenë disa banorë të zonës dhe më pas roja i liqenit që kanë konstatuar makinën e zhytur në ujë. Ata kanë njoftuar policinë lidhur më këtë ngjarje por nuk kanë mundur që të nxjerrin trupat. Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për nxjerrin e trupave të dy të rinjve.

Mbetet e paqartë nëse makina ka rënë gjatë natës në liqen apo mëngjesin e sotëm.

Vinkmag ad

Read Previous

Çoi pas hekurave emra të njohur të botës së krimit/ Zbulohet “strofulla” ku mbahet Nuredin Dumani, vizitohet shpesh nga prokurorët e SPAK

Read Next

Berisha denoncon superskandalin: Arrestohet në Itali djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular