Pas takimit me të rinjtë në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në qytetin e Pogradecit për të mbajtur foltoren e radhës duke kërkuar mbështetjen e demokratëve për të larguar kryedemokratin Lulzim Basha dhe për t’u rikthyer në krye të PD-së. Megjithatë, gjithçka do të varet nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.
Megjithatë, gjithçka do të varet nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Nga Pogradeci ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka një lajm të hidhur edhe për Lulzim Bashën teksa shpjegoi se janë mbledhur 4000 mijë firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor dhe për të larguar Bashën nga Partia Demokratike.
Gjithashtu Berisha, iu drejtua edhe Edi Ramës, se foltorja i ka kallur datën dhe se pret fundi. Duke folur me demokratët e Pogradecit, Berisha tha se Rama është i pashpresë ndërsa e ftoi atë në një përballje për një debat televiziv. “Aty do t’ia numëroj të gjitha krimet e tij’, tha Berisha.