VIDEO/“Nesër hajde andej vlla, kalo sille atë plaçkën”, thellohen skandalet në Ministrinë e Drejtësisë?!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka denoncuar sot publikisht inspektorët e AKU në Fier per te cilet tha se vendosin gjoba me maskën e shtetit.

Ministri paralajmeroi se do ketë zero tolerancë.

“Procesin e transparencës me publikun për anti-korrupsion. Do jetë një proces transparent që do të zgjasë deri në fund të mandatit të tretë me tolerancë zero ndaj kujtdo që do na dalë përpara. Rasti i sotëm lidhet me një qytetar që nuk ka pranuar të japë ryshfet.

Për ata që dalin dhe thonë “nesër hajde andej vlla, kalo sille atë plaçkën”. Na takon ta provojmë që qytetarët nuk duhet të kenë frikë të denoncojmë. Mos heshtni. Fjalët e thëna dhe ankesat e bëra janë legjitime nga pikëpamja humane pasi ke paguar ryshfetin por nuk janë të denja. Nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes,, zgjatet edhe litar.

Qytetari është vendosur në presion nga disa inspektorë të AKU në Fier. Ata e kanë gjobitur me vulën e shtetit. Ne menjëherë jemi vënë në lëvizje. Gjobëvënësit me maskën e shtetit që nuk përfaqësojnë shtetin do përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Do vendosim në kallëzim edhe drejtuesit e tyre si person në dijeni. Drejtuesit jo gjithmonë janë pjesë e gjobave por ata duhet ta dinë veprimtarinë e inspektorëve në terren. Mua nuk më rezulton në rastin konkret që të ketë praktikë të vendosjes së gjobave që u vjen njerëzve”, tha Manja.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Berisha jep lajmin e keq për Lulzim Bashën

Read Next

VIDEO/Këto janë momentet e fundit të Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit të vrarë në malin e Dajtit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular