Pas foltores së ish-kryeministrit Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të mbledhë sot në orën 18:00 në selinë blu Kryesinë e Grupit të PD-së për të diskutuar zhvillimet e fundit
Basha do të mbledhë grupin parlamentar edhe mbi aksionin opozitar në parlament, por edhe për ngjarjet brenda partisë pas shpalljes së zgjedhjeve të reja për drejtuesin e forumit rinor dhe grave.
Ndërkaq, Belind Këlliçi që tashmë është rreshtuar me Sali Berishën e ka kundërshtuar vendimin ashtu si Albana Vokshi.