Search
Close this search box.

Berisha nxjerr denoncimin: Djali i kryetarit të PS-së në Vorë bashkë me shokun e tij plagosin me armë 2 persona në mes të rrugës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim sipas të cilit djali i kryetarit të Partisë Socialiste për zonën e Vorës dhe njëkohësisht punonjës i IKMT, Ismail Cena, së bashku me dy persona të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri dhe kanë plagosur dy persona.

Po ashtu ai shton se bashkë me djalin e kryetarit të PS-së dhe me një person të quajtur Luan Lama, ka qenë edhe një punonjës i Gardës së Republikës, i identifikuar si Adriatik Cena.

Sipas denoncuesit të tre personat e lartpërmendur, i kanë prerë rrugën duke qëlluar me armë zjarri dhe i kanë plagosur dy miq që ndodhen në spitalin Ushtarak në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Postimi i plotë i Sali Berishës: E rremben banda dhe e keqtrajton! Narkopolicia eshte me banden! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Pershendetje Zoti Berisha, fillimisht dua t’uroj shendet dhe lumturi ne familje. Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar i shqetesuar dhe demtuar diten e enjte rreth ores 23:30 ne qafe kashar rruges rinasit disa persona midis tyre nje punonjes i gardes se republikes Z.Adriatik Cena te djali i Kryetarit PS dhe njekohesisht punonjes i Ikmt Bashkia Vore Z.Ismail Cena bashke me nje person tjeter i quajtur Luan Lama i denuar me pare per grabitje dhe mashtrim na kane nderprere rrugen duke qelluar me arme duke plagosur dy shoket e mi ku aktualisht njeri ndodhet ne spitalin ushtarak ne gjendje jo te mire. Policia e shtetit ka informacion te plote per keto dy persona por asgje nuk eshte thene ne media per personat ne fjale. E kam fjalen per forcat renea qe rrethuan zonen naten e enjte sepse policia e Vores nuk futet dot pershkak te postoblloqeve private qe personat ne fjale ngrene ne hyrje te fshatit duke ushtruar presione dhe dhune psikologjike e fizike ndaj personave qe hyjne ne fshat. Ju lutem postojeni sepse asnje person tjeter nuk e ngre kete shqetesim tonin pasi policia dhe krimi jane bere nje e pandare.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Erion Braçe lë zyrën dhe përmbys karrigen: Nuk hyra dhe as dola si hajdut, pata lirinë të…

Read Next

Kërcënohet sërish Hamdi Skeja?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular