VIDEO/Erion Braçe lë zyrën dhe përmbys karrigen: Nuk hyra dhe as dola si hajdut, pata lirinë të…

Erion Braçe ka përmbyllur detyrën e tij si zëvendëskryeministër në qeverinë e mëparshme të Edi Ramës.  Tani e tuje ai do të jetë vetëm deputet i Partisë Socialiste ndërsa në ditën e fundit në detyrën e zëvendëskryeministrit ai ka lëshuar edhe një mesazh në rrjetet sociale.

Braçe ka publikuar një video ku tregon se ka mbledhur sendet e tij dhe është larguar nga zyra, e cila tashmë do t’i përkasë zv/kryeministrit të ri, Arben Ahmetajt.

“Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut” dhe “pata lirinë të them JO”, thekson Braçe në shkrimin krah videos, por është kujdesur që të lërë edhe një mesazh të fshehur, pasi në fund të videos shihet karrigia e përmbysur. Mes sendeve të tij që mbante në zyrë, Braçe është kujdesur që në video të evidentojë faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit” të datës 27 gusht 2005, të cilën e mban në një kornizë, topin e futbollit dhe disa libra, midis tyre edhe “Vrasja e një kryeministri”.

Postimi i plotë i Braçes: Te premten qe shkoi puna ime ne #qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi; Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda. Nje pervoje e cuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi.

Por e vlefshme patjeter; Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, spjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik. Nje gje ja them kujtdo ama:

Pata lirine te kondershtoj, te them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur cdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundershtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia;

NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT!

Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie. SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA! Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mbledhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik… Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem! Nderkohe, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive te perfshira ne keto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App..

Vinkmag ad

Read Previous

Basha e tregon vetë më në fund: Ja nga erdhi kërkesa e fortë për përjashtimin e Sali Berishës

Read Next

Berisha nxjerr denoncimin: Djali i kryetarit të PS-së në Vorë bashkë me shokun e tij plagosin me armë 2 persona në mes të rrugës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular