Berisha nxjerr videon: Ja si më mbështeste Amerika dikur

Ish-kryeministri Berisha kërkon të kurojë imazhin e tij përmes të shkuarës politike dhe kryesisht takimeve që ka pasur me liderë botërorë përgjatë periudhës kur ishte në krye të qeverisë shqiptare. Megjithëse është shpallur ‘nongrata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke bërë që të hapte edhe një front ‘lufte’ brenda radhëve të Partisë Demokratike, ish-kryeministri ka publikuar një video të vizitës së ish-sekretares amerikane të Shtetit Hillary Klinton në vitin 2012 në Shqipëri.

“Miq, ju përshëndes me këtë video!Ky është vlerësimi për demokracinë në Shqipëri nga Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton në nëntor të vitit 2012! Sb”, shkruan Berisha në rrjetin e social, në Facebook.

Vinkmag ad

Read Previous

“Darkoi me Veliajn dhe Bashën, pinë një shishe me raki Skrapari”, Taulant Balla i kthehet Sali Berishës dhe tregon takimin e vetëm me kryedemokratin

Read Next

‘Po hanin bukën e qenit’, Anila Hoxha rrëqeth me rrëfimin e pazakontë për jetën e vështirë të dy minorenëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular