“Darkoi me Veliajn dhe Bashën, pinë një shishe me raki Skrapari”, Taulant Balla i kthehet Sali Berishës dhe tregon takimin e vetëm me kryedemokratin

Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha, Taulant Balla dhe Erion Veliaj kishin darkuar bashkarisht, madje ai tha se të tre kishin tharë edhe një shishe raki skrapari.

Sot Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar socialist, ka mohuar që të ketë darkuar apo drekuar me Lulzim Bashën.

“Nuk kam ngrënë asnjë drekë apo darkë me Lulzim Bashën, gjatë të gjithë jetës sime. Isha në një ngushëllim te një mik, ku kishte edhe shumë njerëz të tjerë, sepse aty kishte edhe shumë persona që kanë mbështetur foltoren”, tha Balla. Ai tha se me Lulzim Bashën është në një gjyq për shpifje, duke shtuar se takimi i vetëm me të, do të jetë vetëm në Gjykatë.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Pas largimit të Ilir Metës, Alfred Cako parashikon se kush do jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë (EMRI)

Read Next

Berisha nxjerr videon: Ja si më mbështeste Amerika dikur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular