Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë mbërritur në selinë blu. Teksa nuk ka tentuar të hyjë brenda ish-kryeministri Berisha është ndalur dhe ka dhënë një deklaratë për mediat.
Lideri historik i PD u shpreh se Basha po kalon nga një skandal te një tjetër teksa theksoi se po mbyll karrierën politike duke blinduar partinë për anëtarët.
“Zonja dhe Zotërinj, prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime si në romane të Kafkës apo Garcia Makez, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal. Po kalon nga akte të turpshme në akte të tjera po aq të turpshme. Dëshmon se nuk i ka mbetur integritet moral dhe politik. A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider do të mbyllte karrierën politike në vend që t’i nënshtrohej verdiktit të anëtarëve të partisë së tij blindoi atë për anëtarët”, tha Berisha.