Berisha sulmon Ardian Çipën/ I vëllai gazetar i përgjigjet ish-kryeministrit: Je një shpifës, do përballesh me drejtësinë

Gazetari i njohur Aleksandër Çipa e ka cilësuar ish-kryeministrin Berisha si një shpifës publik dhe e paralajmëroi atë se do të përballet me drejtësinë për të gjitha shpifjet që ka lëshuar ndaj vëllait të tij, ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Ky reagim i gazetarit Aleksandër Çipa erdhi pasi ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha atakoi ish-drejtorin e Policisë së Tiranës, Ardian Çipa pa u mbështetur në asnjë fakt dhe provë.

Teksa ka komentuar daljen publike të kryeministrit Rama me drejtues të policisë së shtetit, të cilëve iu dha disa porosi, Berisha i bën disa pyetje kreut të shtetit midis të cilave, edhe një për Ardian Çipën, por e shoqëruar me asnjë provë.

Cili polic të detyron ty të rikthesh A. Çipën në funksionet më të larta, njeriun që vodhi kasafortën e dosjeve me sekrete të krimit, bashkëpunëtorin e Genci Xhixhës dhe Olsit tënd?”, pyet Berisha pasardhësin e tij në qeveri.

Ndaj këtij postimi ka reaguar edhe gazetari i njohur Aleksandër Çipa, i cili ka dalë në mbrojtje të vëllait duke e quajtur ish-kreun e PD një shpifës publik.

Në komentin e tij poshtë postimit të ish-kryeministrit Berisha, Aleksandër Çipa e denoncon atë publikisht dhe e paralajmëron se do e padisë për shpifje në gjykatë, ku do t’i duhet të përballet me drejtësinë. 

Sali Berisha je nje shpifes publik ne kete hapesire komunikimi ku ne menyren me elementare nuk ke as respekt per drejtshkrimin! Je nje shpifes publik ty dhe veshet apo gojet shetitese te thashethemit dhe sajimit per llogari te emrit tend ne kete faqe. Ne rastin e permendjes se emrit te A. Çipes, me pergjegjesine e bashkefamiljarit dhe me sfiden e perballjes per te verteten, do te detyrohesh te perballesh me drejtesine. Si nje person i njohur nderkombetarisht per inkriminim, korrupsion dhe bema te tjera kunder lirive dhe te drejtave njerezore te denoncoj. Ne rastin e permendjes se personit me mbiemrin Çipa, do te duhet te gjesh provat dhe te pergjigjesh vetem para gjykatave,”-shkruan gazetari.

Vinkmag ad

Read Previous

DASH futi Berishën në listën e zezë/Ja si po i turpëron familjarisht administrata Biden të gjithë të korruptuarit dhe minuesit e demokracisë

Read Next

Pasojat dezintoksikuese të vendimit të DASH për Sali Berishën në shoqëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular