Berisha: Të ishte burrë Basha do ishte këtu para meje. Ai sillet sikur ka studiuar në Korenë e Veriut

Sali Berisha ka sulmuar keq Lulzim Bashën, gjatë foltores që po mban sot me të rinjtë në Tiranë. Berisha tha se Basha duhet të përballet me të gjithë anëtarët e PD dhe të mos fshihet e trembet prej tyre. Ai e ka ftuar Bashën madje në debat, dhe shtoi se sillet njësoj sikur të ishte shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Hollandë.

“Ne në këtë betejë kemi probleme të forta të brendshme, pengkryetari ka humbur çfarëdolloj morali, dhe së fundi është vërsulur ndaj organizatës suaj, dhe organizatës së grave, në një hakmarrje të turpshme dhe primitive, po të ishte burrë, vendi i tij duhet të ishtë këtu përpara jush, me Belindin, me mua, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhëra me telefon dhe deklaron uzurpimin e forumit rinor, lidhjes së grave.

Askush nga ju nuk është kundër zgjedhjeve, por ato janë kompetencë e juaja dhe vetëm e juaja, do të jeni ju që do të përcaktoni procesin zgjedhor. Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë, e ka kapur një frikë dhe tmerr nga ju, nga zonjat e PD. Është krejtësisht i pashpresë. I thoni që të mos fshihet, dhe të dalë në debat me ju, po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Hollandë”, tha Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

Rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit, arrestohet vëllai i autorit, dyshohet se…

Read Next

“K**vë, më ndave në prag të dasmës’/Vajzat rrihen për një djalë: Është i imi, më mirë vdis. Ai: Punë grash!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular