Berisha zbulon lidhjen e frikshme të Edi Ramës dhe presidentit Bajram Begaj me Aleksandër Vuçiç

Ish-kryeministri Berisha shprehet se presidentin e ri e zgjodhi lobi i Ballkanit të Hapur me në krye Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, serbomadhi Aleksander Vuçiç uroi gjeneral Begajn dhe do t;i kujtonte se aty e zgjodhi Ballkani i Hapur.

Postimi i plotë:

Nje urim qe deshmon se presidentin e zgjodhi “Ballkani i Hapur”!

Miq, dje ne menyre te rrufeshme, pseudomazhoranca, ne nje rast unik ne historine e botes se lire dhe ne shkelje flagrante te kushtetutes, votoi shefin e shtabit te pergjithshem te Ushtrise shqiptare, gjeneral Bajram Begaj si president te republikes.

Por perveç kesaj, vetem pak ore me vone, padroni i Edi Rames, serbomadhi Aleksander Vuçiç do te uronte gjeneral Begajn dhe do ti kujtonte se aty e zgjodhi Ballkani i Hapur.

Ne mesazhin e tij, njeriu qe u betua javen qe kaloi se do mbronte sovranitetin e Kosoves si pjese e Serbise shkruan: “Besoj gjithashtu se së bashku do të kemi sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Open Balkans”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”.

Keshtu presidenti i Serbomadhise ne mesazhin e tij i referohet jo nismes se Berlinit si kuadri i Bashkimit Europian per bashkepunimin rajonal te vendeve tona  por projektit te tij te serbomadhise, Ballkani i Hapur. sb

Vinkmag ad

Read Previous

Skandal me “Wizz Air”, ish-deputeti i PD sms ministres Balluku: Këta bastardë na konsiderojnë popull dele

Read Next

“Mbajeni lugën në brez tani”/ Mentor Kikia nxjerr mesazhet e fshehta të Evi Kokalarit dhe e sulmon: Pse more derdimenë me Berishën do ta rrëzoni PS-në, ju?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular