Skandal me “Wizz Air”, ish-deputeti i PD sms ministres Balluku: Këta bastardë na konsiderojnë popull dele

Kompania ajrore “Wizz Air” vazhdon akoma me vonesat dhe anullimet e fluturimeve të saj dhe shumë raste të tjera për moszbatim të orareve të cakturara, ku për shkak të vonesës së fluturimeve qytetarët presin me orë të tëra brenda në avion.

Vonesat me kompaninë “Wizz Air” janë bërë tani të përditshme dhe po prekin gjithmonë e më shumë qytetarë.

Së fundmi edhe ish deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj ka mbetur për mbi dy orë në një prej aeroporteve të Parisit për shkak të vonesave të Wizz Air. Ai i ka dërguar një sms ministres së Transporteve, Belinda Balluku ku e ka informuar për vonesat në aeroport.

Mesazhi i Biberaj për ministren Belinda Balluku:

E nderuar Ministre Belinda, uroj qe te jeni mire. Me fal se te shqetesoj se eshte pak vone. Jam me disa kolege profesore ne Paris per te udhetuar me wizzair per ne Tirane. Ka mbi dy ore vonese, dhe keta tallen me mbi 200 vete qe jemi ne avion.

E njejta histori ka ndodhur edhe parmbreme po me kete linje. Po ashtu parmbreme nga Brukseli eshte anulluar fare udhetimi dhe njerezit kane ngelur rrugeve. Po te informoj qe nese keni mundesi te merrni masa, pasi te vjen shume inat me keta bastarde te ndyre qe na konsiderojne popull dele dhe bejne cfare te duan me ne.

Shpresoj shume ne mirekuptimin dhe angazhimjn tuaj ndaj kesaj situate anormale me kete kompani. Te falenderoj shume.

Me respekt dhe miqesisht, A. Biberaj

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Pamje të tmerrshme/ Çmendet i riu, lidh qenin me tel dhe e rrotullon në ajër

Read Next

Berisha zbulon lidhjen e frikshme të Edi Ramës dhe presidentit Bajram Begaj me Aleksandër Vuçiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular