Besnik Mustafaj bën reagimin që nuk pritej, paralajmëron zhvillimin e bujshëm mes Bashës dhe Berishës

Jepi Share

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj u shpreh se fushata për zgjedhjet lokale të pjesshme më 6 mars, do të jetë një test për “Foltoren” e Sali Berishës dhe për kreun e PD Lulzim Basha.

Sipas tij këtë test duket se nuk po e vlerësojnë sa duhet sepse ende nuk kanë dhënë shenjë nëse do të jenë të bashkuar përballë PS në disa bashki apo nëse do të sfidojnë njëri-tjetrin.

“Ky është test për Foltoren, Berishën dhe për Bashën. Mua më duket që s’po e vlerësojnë sa duhet këtë test, sepse s’po japin shenjë sa janë shanset që në bashki të caktuara të shkojnë me një kandidat. Të dyja palët të shkojnë me një kandidat. Personalitete të shumta të Komisionit të Rithemelimit kanë folur për koalicion, por ne s’dimë të jenë bërë hapa konkrete. Përveç Agron Dukës i cili ka thënë se është kontaktuar nga Berisha po s’ka thënë nëse janë bërë negociata ne s’dimë hapa të bërë deri tani. S’dimë nëse ka bërë hapa edhe zoti Basha”, tha Mustafaj.

Në syrin e Mustafajt ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës dhe Berishës.

“Rruga e bashkëpunimit ka shanse. Në diplomaci nuk ekziston e pamundura kur është fjala për marrëveshje bashkëpunim. Nëse futen në negociata mund të ndryshohen, në këtë kuptim duhet të prevalojë interesi për t’i fituar këto bashki. Refraktar shumë më i madh se Berisha, është Basha. Nëse do t’i drejtoja një thirrje bashkëpunimi, do ia drejtoj Bashës. Nëse shkohet drejt njëri tjetrit të dyja palët të bëjnë lëshime. Ademi është me eksperiencë, u ka rezistuar presioneve të Ramës. Por s’e dimë që anëtarësia e PD kë do votojë si kandidate. Shkodra duhet rifituar nga demokratët në mënyrë të domosdoshme”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Read Next

“OOOOOO ZOOOOT!”/ Erion Braçe shpërthen ndaj Armando Dukës: Kaq mund të presësh nga ky njeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular