Bayern Munich kalon pa probleme në finalen e Botërorit të Klubeve. Skuadra gjermane kishte në gjysmëfinale skuadrën egjiptiane të të Al Ahly-t duke e mundur me rezultatin e pastër 0-2. Realizimet erdhën nga sulmuesi polak,Robert Lewandowski i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 17, pas një pasimi të marrë nga Serge Gnabry.
Ishte sërish Lewandowski që vulosi kualifikimin në minutën e 86’, me një tjetër gol të shënuar, këtë herë pas një pasimi të Sane.
Tashmë bavarezët do të luajnë në finalet e 11 shkurtit përballë meksikanëve të Tigres, ku janë sërish favoritë për të triumfuar dhe për të ngritur lart Kupën e Botës për Klube.
