Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar qeverisjen e tij dhe konkretisht qytetin e Durrësit shumë herë më mirë se në periudhën e regjimit enverist.
“Durrësi sot është më mirë se në kohën e Enver Hoxhës, apo më keq, se nuk po krahasohem me Saliun?” tha Rama gjatë një takimi me banorët e këtij qyteti.
Madje ai theksoi se si pasojë e këtij zhvillimi Tirana dhe Durrësi do të jenë një pas 10 vitesh. “Tiranë dhe Durrësi brenda një dekade do të jenë një. Ky është destinacioni. Ky do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Tiranë-Durrës”.
Një përgjigje ai e kishte edhe për ata që akuzojnë se Durrësi përmbytet sa herë bie shi. “Shëtitorja “Taulantia” është buzë detit, kur ka një furtunë të madhe, deti ngrihet, kanalizimet nuk derdhin dot të gjithë atë që derdhin, se deti është bllokuar.
Unë nuk kam parë ndonjëherë ndonjë shëtitore, kam qëlluar njëherë në Bari, jo shëtitore, por uji kishte shkuar deri te pallatet lart” tha ai.
Gjithashtu Rama ka ironizuar edhe premtimet e kryedemokratit Basha teksa i shtroi edhe një pyetje shoqëruar me batutën e tij: Do u gatuaj edhe makarona në darkë të gjithë me këpucë. Edhe ohoho, kush është si ne, po ku do i gjesh mo shpirt, ku do i gjesh?
