Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo tashmë deputete e Partisë Socialiste foli në emisionin Publikisht në RTSH në lidhje me ndryshimet që janë bërë për menaxhimin e rrisqeve nga tërmetet. Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërtimit të instituteve të posaçme për adaprtimin e kodeve duke bashkëpunuar me specialistët. Sipas Bozos, supervizorët duhet të ngarkohen me përgjegjësi penale në rast shkeljesh që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
“Ra tërmeti para 2 vitesh dhe ndodhen dëme shumë të mëdha. Do kishim gjysmën e këtyre dëmeve nëse do ishin zbatuar rregullat e ndërtimit. Nuk janë zbatuar rekomandimet. Janë dhënë leje për të ndërtuar në zona të rrezikshme. Janë ndërtuar objekte në zonën e ish Kënetës apo në plazhin e Durrësit ndërtime shumë të larta. Fajin e kanë ata që kanë drejtuar që nga viti 1990 dhe deri më sot. Ndërtuesit nuk i ka dëgjuar njeri fare. Njerëzit ndërhyjnë në godinë. Nuk ka të drejtë asnjë njeri të ndërhyjë në struktura. Heq kolonën se i duhet hapësira më e madhe. Kontrolli i cilësisë lë shumë për të dëshiruar. Duhet të kontrollohet cilësia e lëndëve të para. Laboratorët e akredituar janë shumë të paktë. I kemi bërë këto fakte të njohura në instancat që duhet t’i zgjidhin këto probleme. Janë neglizhuar studimet gjeologe.
Duhet të jenë dy ose tre institute që të bëjnë adaptimin e kodeve dhe eurokodeve me ngjyrime nacionale. Të shfuqizohet ai i 1989. Është një punë që nuk bëhet për një ditë. Duhet të punojnë specialistët në bashkëpunim me universitetin dhe pastaj të hartohet kodi që miratohet dhe shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare. Ka filluar të punohet për ndryshimet në ligjin e mëparshëm. Duhet të ngrihet patjetër ky ekip. Kjo bërthamë do merret vetëm me këto kushte sepse shkenca ecën përpara. Kushtet teknike gjithmonë ndryshojnë se jeta ecën përpara. Duhet të futet në legjislancion hallka e kontrollit me përgjegjësi penale. Supervizori duhet të ketë përgjegjësi. Nuk mund të dorëzohen objektet pa një akt të fortë. I kemi ngritur të gjitha këto probleme dhe luftojmë t’i fusim në legjislacion”, tha Bozo.
Ajo nënvizoi se masat duhet të minimalizojnë dëmet pavarësisht se Shqipëria është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Nën petkun e politikanës tashmë, ajo vlerësoi punën e qeverisë socialiste që sipas saj nuk ka lënë askënd në qiell të hapur ndonëse është gjetur në kushte të vështira.
“Tërmeti është një fenomen natyror që përsëritet herë pas here dhe ne jemi në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Herë pas here do tundemi dhe do shkundemi. Duhet të marrim masa që të kemi sa më pak dëme. Pas tërmetit kam përshtypjen që shteti dhe qeveria u gjendën në këmbë dhe erdhën për të shpëtuar jetë njerëzish. Njerëzit u strehuan menjëherë nuk ngeli njeri përjashta. I gjithë populli ndihmoi me sa kishte mundësi. Qeveria e mori shumë shpejt situatën në dorë. Nuk ngeli njeri në qiell të hapur.
U siguruan donancione të paimagjinueshme. Qeveria ka marrë në mënyrë të mirë. Gjatë punës ka të meta, asnjëherë nuk është e përkryer punën. Por fakti që bëri mobilizim shumë të mirë tregon gatishmëri. Falenderoj ndërtuesit për profesionalizmin e tyre. Brenda një periudhe 2-vjeçare qeveria arriti të rregullojë gjithë ato shtëpi individuale. Nga përvoja që kam unë është se kur kjo qeveri thotë diçka e bën. Kjo është një zgjidhje për njerëzit që të punojmë sa më shumë për vendin tonë. Jam e bindur që është punuar mjaft mirë dhe po vazhdon po punohet pa pushim edhe në kushte të vështira. Nuk kemi lënë mënjëanë as punët e tjera”, tha ajo.