Zbulohet dokumenti/Si donte ta bashkonte Enver Hoxha Shqipërinë me Jugosllavinë ashtu siç po bën sot Edi Rama me ‘Ballkanin e Hapur’

Projekti ‘Open Balkan’ i iniciuar nga kryeministri Edi Rama, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik midis vendeve të Ballkanit, nuk është projekti i parë që Beogradi ka pasur në sirtarët e tij. Kështu në vitin 1946 diktatori Enver Hoxha synonte ta bënte Shqipërinë pjesë të Jugosllavisë duke nënshkruar marrëveshje me Josif Broz Titon.

Nga Kastriot Dervishi/Më 27.11.1946 u nënshkrua në Beograd, nga përfaqësuesit e qeverisë të Shqipërisë dhe Jugosllavisë “Traktati mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”, i cili u ratifikua nga Kuvendi Popullor me ligjin nr.389, datë 27.12.1946.

Ky traktat që mbrohej nga E.Hoxha plotësoi amanetet e shokëve Melladin e Dushan dhe të asaj që doli nga lufta civile e viteve 1943-1944, është akti më i lartë i tradhtisë, i cili e ktheu vendin në një kopsht për tregun jugosllav dhe e varfëroi tërësisht. Është e çuditshme se fillimisht lajmi i nënshkrimit të traktatit u mbajt i fshehtë. Njoftimi u dha me vonesë më 11.12.1946 në gazetën “Bashkimi”.

Në artikullin me rastin e numrit të parë të revistës “Shqipëri-Jugosllavi”, në vitin 1947, Enver Hoxha shkruante: “Zhdukja e barrierave doganore, unifikimi i planeve të shteteve tona dhe ndihma konkrete që qeveria jugosllave po i jep vendit tonë për t’u mëkëmbur, për t’u rindërtuar, janë bazat e shëndosha dhe siguria e një jete më të mirë për vendin tonë. Ata që s’ia duan të mirën popullit tonë shpifin gjëra të paqena dhe vjellin vrer, duke thënë se ‘Shqipëria e vogël humbi independencën dhe pavarësinë e saj, duke u lidhur ngushtë me popujt e Jugosllavisë’. Po Shqipëria, përkundrazi e siguroi dhe e forcoi independencën dhe pavarësinë e saj, duke u lidhur ngushtë me Jugosllavinë e re”.Ta gëzojnë shokët ditën më të shënuar që kanë me Jugosllavinë motër pas 29 nëntorit të përbashkët.

Vinkmag ad

Read Previous

Bozo: Burg për ata që shkelin kriteret e ndërtimit, të ngrihen institute të posaçme, qeveria nuk la askënd në qiell të hapur

Read Next

Edi Rama shtrohet për dreka e darka me Vuçiçin, por shikoni se çfarë u bën Serbia ministrave të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular