Ish-kryeministri Fatos Nano ka përfunduar në spital mbrëmjen e sotme.
Sipas fotove të mëposhtme shihet se si ish-lideri i të majtëve ka mbërritur me automjet në një prej spitaleve privatë në Tiranë dhe më pas zbret nga makina për t’u ulur në karrige me rrota, me të cilën është futur brenda në spital.
Deri më tani nuk dihet shkaku që e ka bërë Nanon të përfundojë në spital dhe as shqetësimet që ai mund të ketë pasur nga ana shëndetësore.
Fatos Nano është 69 vjeç. Ai filloi karrierën e tij politike në vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste.
Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Sali Berisha në atë kohë. Nano u bë për herë të dytë kryeministër pasi u zgjodh Rexhep Mejdani President. Për herë të tretë u zgjodh në vitin 2002, ndërsa më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.