Aktivistja Evi Kokalari ditën e sotme ka bërë me dije se do të shkëputet nga jeta politike në Shqipëri duke vijuar me jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari thekson se me krijimin e kryesisë së re të Partisë Demokratike, puna e saj në Shqipëri përfundon këtu, duke shtuar se do të rikthehet në Amerikë.
Postimi i plotë:
Urime kryesisë së re të PD.
Besoj se shumë janë dakord me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, biznesit, politikës dhe miqve.
Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qendrës apo e qendrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekadën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.
Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.
Duke shpresuar për më të mirën,
Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.