Pas 64-vjetësh “tradhton” Shqipërinë, për herë të parë jashtë shtetit

Nga Orest Çipa/ Takimin e kishim lënë në orën tre të pasdites tek Albani ose siç i thotë ndryshe Dritani i të Madhit Frrok Haxhia, tek “Kafe Flora” në Bronx.

Si për koiçidence, “randevuja” jonë rastisi sot që luhej edhe finalia e Champions League, Liverpuli kundër Realit të Madridit dhe kafeneja ishte e tejmbushur me shqiptar!

Zëri i larte, tymnaja e cigares dhe vështrimet e ngurta Alla-Shqiptarçe të jepte përshtypjen se ishe diku në ndonjë lagje të Tiranës e jo në Morris Park , në New York.

Këtu në SHBA e humbet sensin e kohës në lidhje me evenimentet europiane apo ato të vendit tonë . Në termin futbollistik do thuhej: del “Offside” ose në shqiptarisht : “Je opsajd fare plako “!

Bashkë me Dritanin po kërkonim për ndonjë vend ku mund të uleshim pasi prisnim dhe Bujar Alimanin, por ishte e pamundur !

Dritani tentoi tinzërisht ti jepte drejtim situatës që gjendeshim me disa djem të lagjes ,por nuk ja doli…

Më në fund i zuri syri një tavoline me dy karike dhe një zotëri diku tek të gjashtëdhjetat. Pasi u qartësua shikimi i ndërsjelltë mes tyre, zotëria na i bënte me dorë të uleshim aty pranë tij. Siç duket e kishte kuptuar hallinë tonë.

Hajdeni uluni na tha !

Tungjatjeta , faleminderit, ja kthyem dhe u ulëm.

Ashtu siç e kemi për zakon ne shqiptarët, nisëm të prezantoheshim me njëri- tjetrin dhe të pyesim me detaje për familjen dhe orgjinën.

Unë dola i njohur me Ardiani ! Ai kishte disa të afërmit e tij që jetonin në Himarë . Zakonisht ndodhte ndryshe ..Dritani njihte këdo !

Kam ardhur për herë të parë në Amerikë tha Ardiani .

Në faktë është hera e parë që pas 64-vitesh jete kam dalur nga Atdheu…

Më shume se ne e dashke Shqipërinë,

– e ngacmoi Dritani..

Jo morr djema, na tha Ardiani por kamë qenë djali i pleqërisë e më duhej të kujdesesha për mamanë se e kisha në krevat për disa vite, nuk e lija dotë vetëm. Pas mamasë mu sëmur dhe gruaja me një sëmundje të pashërueshme dhe prandaj kam ardhurn këtu, për atë. Nuk na ndahen hallet ne shqiptarëve por të gjitha i kapërcejmë e i bluajm me dhëmbë- përfundoi ai.

Si ja ke dalur i thashë ?

Me ndihmën e Zotit tha dhe bashke me këto fjalë nga kraharori i tij u duk sikur doli i buzagaz ai humanizmi i dhëmsur shqiptar!

Po si të duket Amerika e pyeta unë për ta ndryshuar temën .

Amerika është ëndra e çdo shqiptari , është shumë bukur ! Çdo gjë është e sistemuar, parqet , rrugët, spitalet, gjithçka duket mirë. Amerikë, si i thonë një fjale!

Filloi ndeshja… Bujari nuk po dukej gjëkundi..

Pas nesh u dëgjua një zë. Unë vë 200-të dollarë bastë se fiton Reali,- tha një djallosh diku tek të tridhjetave, i cili nga dialekti dukej se ishte nga Shkodra.

Dikush i tjetër ju kthye .. ulu posht mos na lodh shumë, mos na trego lekët! Ti nuk ke dokumenta , si mund te lusha bixhoz?! Dhe të gjithjë filluan të gajasen me të madhe !

Po udhëtimi si tu duk, se e kishe për herë të parë i thashë unë ?

Nuk më zurri gjumi fare, mezi prisja të takoja vajzën dhe nipërit! Ishte pak i gjatë , ndoshta dhe malli më kishte marrë,dhe kureshtja, ndaj u duk i gjatë ..

Nga biseda mora vesh se Ardiani ishte nga Lushnja dhe punonte si shofer te Ujësjellësi për gati 30 vite.

Nga ana tjetër e tavolinës, Dritani po kaçafytej në telefon më Bujarin, se ai ishte sigjithmon me vonesë. Në faktë ne ishim aty për Bujarin, do bisedonim për premierën e dokumentarit të shfaqur javës që shkoi.

Dritan lere i them unë, do ti ketë dalë ndonjë punë… ja ku e kemi ( ja bëj me kokë dhe drejtohem me fytyre nga Ardiani) është nga Lushnja , nuk na duhet Bujua fare, as Gradishti as Butterflies …

Mirë e ke tha Dritani!

Pa mbaruar pjesa e parë e finales i kërkova Dritanit të çoheshim se do shkoja në New Jersey . Ai vazhdonte të ishte i mërzitur dhe nuk po e kapërdinte dotë vonesën e Bujarit..

E di çke ti i drejtohem Tanit, a i bën një foto Ardianit se e kemi mik për herë të parë në SHBA dhe unë po i shkruaj diçka .. Se ke keq ma ktheu (si për respekt të mikut)!

Pasi shtrenguam dorën dhe Tani shkoi të paguante kafet , më lindi kureshtja ta pyesja nëse do vinte prapë në Amerike… apo do dilte jashtë shtetit…pasi e kishte thyer tabun e herës së parë!

Pas 64-vitesh kam pasaportë dhe vizë as dekriminalizimi s’më kap… vij kur të dua!

-Tha duke qeshur Ardian Aliaj !

Vinkmag ad

Read Previous

“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”- Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur dhe elegante, e ka të mirë…

Read Next

Çfarë ndodhi mes Evi Kokalarit dhe Sali Berishës? Aktivistja tërhiqet përfundimisht nga PD-ja: Puna ime mbaron këtu, ja ç’do të bëj më pas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular