Çmimet e larta/ Zheji bën deklaratën e fortë: Kjo është e frikshme. Dikush po fiton miliona

Padyshim që kryefjalë e diskutimeve këto ditë në vendin tonë dhe jo vetëm, është rritja e çmimit të karburantit, që pas pasjes së luftës në Ukrainë, ku në vendin tonë kanë bërë që të plasin protestat.

Juristi dhe aktivisti i njohur Ardiatik Lapaj tha se rritja e çmimit të karburantit ishte limiti ku shqiptarët nuk mbajtën më, duke u hedhur në protesta.

Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha se dikush po fiton miliona nga kjo rritje galoponte e çmimeve, duke shigjetuar këtu furnizuesit me karburant në vend.

BISEDA NË STUDIO

Adriatik Lapaj: Rritja e çmimit të naftës për 4 ditë ishte kulmimi i një problemi që vlon në xhepat e shqiptarëve, kur çmimet po pësojnë rritje të palogjikshme. Rritja e ushqimeve, e karburanteve mbi 35-40%, të gjitha këto u akumuluan dhe vjen një moment kur njerëzit nuk kanë më ça të kursejnë. Ky është limiti ku mban takati i familjeve tona. Është e pamundur, pasi nuk e përballojnë më.

Revoltën e kam ndjerë në çdo rrugë, në çdo komunitet. Rritja e çmimit të natës, i vendosi pikën mbi i pasi i pamundësoi njerëzve që të ikin në punë. Flitet se bileta e urbanit do të shkojë 800 lekë. Po ushqimet që janë rritur, nuk mban më, sado të kursesh del me humbje. Zgjidhja është. Nëse karburanti rritet në 5 lekë për litër, s’mund të rritet me 20 lekë një kg bukë. Spekulantët nëse nuk ndalen, vazhdojnë. Pasurohen një grup njerëzisht në kurriz të disave. Unë nuk e mohoj që ka ndikimin dhe lufta, por përsa kohë në vendet e tjera s’ka këtë rritje si te ne, është spekulim. Tregu duhet t’i kthehet rrugës së Zotit dhe klasa politike është e papërgjegjshme. Jam pro ekonomisë private, por nuk shkon dhe kështu. Ose këta abuzojnë, ose të dalin dhe të thonë; kemi këto shpenzime. Edhe një grosist i madh duhet të dalë dhe të thotë; kjo është situata. Nëse problemi qëndron te një shtet që s’ka vizion të burimet e veta dhe ka ecur rropa-topa, atëherë kemi nevojë për ndryshim të madh, dhe kemi nevojë pe ndryshim ekonomi.

Zheji: Kjo është papërgjegjshmëri korruptive e qeverisë. Kur ndodhin lufta, ose probleme drastike në bursat e botës, të varfrit varfërohen më shumë, dhe të pasurit pasurohen më shumë. Kemi një rast të pastër, ku kryeministri nuk është menaxher i popullit, por i oligarkëve. Ai bën gjithçka ku të lulëzojë spekulimi. Disa javë, rezervat e karburantit, janë të depozituara. Ti këtë stok rezervash s’mund ta indeksosh me këtë çmim që ka bursa. Por grykësia që të rrisësh çmimi, është e frikshme. Dikush është duke fituar në këtë moment miliona. Qeveria kishte pritshmëri dhe nuk duhet të shkonte në Dubai te princi i Kurorës, por i paraprihet momentit dramatik. Që mos të shkaktohet kjo rritje çmimesh. Daljet në rrugë, tregojnë se s’ka më rrugëdalje. Në këtë protestë dalin ministrat. Doli një Muzhaqi dhe tha; mua më pëlqen të eci me biçikletë, por jam ministre dhe vijë me makinë. Ose një tjetër thotë; dilni në këmbë dhe lini makinat. Populli del dhe e përgënjeshtron dhe ia plas në fytyrë atë që bën ai vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.