Koronavirusi i ka marrë jetën ish-kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës, Bajram Karaj.
Karaj humbi betejën me covid 19 në moshën 64-vjeçare.
Ai ishte shtruar në një nga spitalet COVID në Tiranë, por nuk mundi t’ia dalë dot.
Karaj e drejtoi bashkinë një mandat në vitet 2000-2004.Miku i tij Luan Hajno ka njoftuar lajmin e trishtë në një postim në Facebook. “Me dhimbje dhe trishtim te madh do te duhet te njoftoj largimin nga jeta te shokut tim, qe nga femijeria, Bajram Karaj.
Trishtim dhe humbje e madhe per familjen miqte shoket.
Ngushellime familjes, bashkeshortes, dy vajzave, te cilat ishin Krenaria e tij dhe tregonte shpesh kur pinim kafe.
Te qofte dheu lehte dhe shpirti jot u prehte ne paqe se ti ke qene njeri paqes gjithmon qe nga origjina familjare.
Lamtumire Miku im” shkruan ai.