Kryetari i Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i është përgjigjur sërish akuzave të kryeministrit Rama duke theksuar se ndarja me kryesocialistin ndodhi pasi Edi Rama shiti te grekët çështjen çame.
Idrizi shpjegoi gjithashtu se Rama është shërbëtor i Greqisë dhe më pas shiti edhe çështjen kombëtare çame. Ndërsa shtoi se pas qëndrimit të Ramës për çështjen çame nuk kishte kuptim që të qëndronte në një koalcion me të apo të bashkëpunonte me kryeministrin Rama.
Idrizi i bëri këto komente gjatë intervistës së tij në Frontline në News 24.
