Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer një superoperacion në prokurorinë e Gjirokastrës duke sekuestruar dosjet e këtij institucioni.
Sipas informacioneve të fundit bëhet e ditur se operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe po zhvillohet në bashkëpunim me SPAK.
Megjithatë ende nuk është mësuar se cila është çështja për të cilën SPAK ka regjistruar hetimin.