Ç’po ndodh në Rinas? Policia dhe ushtria “blindojnë” zyrat e Albcontrol

Zyrat e Albcontrol në Rinas janë rrethuar nga Policia e Shtetit dhe Ushtria për shkak se kulla e kontrollit është ndërtesë e sigurisë së lartë.

Policia dhe ushtria u vendosën në lëvizje për shkak të grevës së nisur nga kontrollorët e Albcontrol.

Nga ana e tyre, kontrollorët janë brenda institucionit dhe vijojnë prej disa orësh grevën.

Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në aeroport, duke ndërprerë të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse në aeroport.

Ndërkaq, më herët kryeministri Edi Rama e ka cilësuar sabotim të rëndë të aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza”.

Sipas Ramës, frymëzuesit e asaj që kreu i qeverisë e cilëson si lëvizje të çartur, janë sipas tij Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Ramës, këta të fundit duan mbylljen e aeroportit që në vend të mos vijnë vaksinat.

Në një konferencë për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku i quajti veprimet e kontrollorëve të paprecendtë ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një grusht shteti nga opozita.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO-Gjoba 110 mln euro/ Rama: Berisha, Meta dhe marifetçiu Becchetti do të marrin atë që nuk hahet

Read Next

Kriza e Rinasit/ Rama: Donin të pengonin vaksinat duke marrë peng popullin, por i pengova unë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular